e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Guardiola: 'Mourinho? Nuk i ngjaj'

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Guardiola:  'Mourinho? Nuk i ngjaj'
Tekniku i ekipit të Barcelonës, Pepe Guardiola, ka pohuar sot se nuk ka ngjashmëri me kolegun e Real Madrid, Josè Mourinho, i cili është shprehur se: “të gjithë (trajnerët) ankohen për arbritrat”, por disa arrijnë të japin një imazh më të mirë. “Ngjasojmë vetëm në faktin se duam të fitojmë, por nuk kam përshtypjen se kemi ngjashmëri të tjerë”,-ka deklaruar Guardiola në një konferencë për shtypi. “Nuk kam dëshiruar kurrë ti ngjaj. Ka imazhe që flasin sa për mijëra fjalë. Të mos dëmtojë reputacionin e skuadrës sime, ky është objektivi im”, ka shtuar Guardiola.

Dje, ish-trajneri i Interit, i pyetur për polemikat që janë shfaqur pas përjashtimit të Gerard Piquè, iu referua Guardiolës në mënyrë ironike, por pa e përmendur. “Ajo çka është interesante në këtë histori është fakti se ka persona më inteligjentë se unë që arrijnë të shesin një imazh plotësisht të kundërt nga imi, ndërkohë që janë njëlloj si unë. Mendoja se ata nuk flisnin për arbitrimet, por në fakt e bëjnë”, tha Mourinho për “Special One”.