Memoriali 'Vllaznia 2012', triumf per Shqiperine
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Është mbyllur edhe turneu i boksit, Memoriali “Vllaznia 2012”. Në radhë të parë, ky turne solli një triumf për vendin, për faktin se turneu ka shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme. Ndërkohë një tjetër fakt është edhe triumfi tepër i rëndësishëm për Shqipërinë i Asmer Bilalit, i cili është shpallur si “boksieri më i mirë”, i këtij turneu. Ndërkohë Italia fal edhe 3 boksierëve fitues, ka arritur të marrë titullin si “ekipi më i mirë”, i këtij turneu. Megjithatë duhet theksuar fakti se tre boksierët fitues, do të përfaqësojnë edhe ngjyrat e kaltërta të Italisë në Lojërat Olimpike Londër 2012, në verë.
Pjesëmarrja
Për tri ditë me radhë, Shkodra është bërë mikpritëse e boksierëve me emër nga e mbarë bota dhe çka është më e rëndësishme e boksierëve të një niveli të lartë, duke pasur brenda kampionë olimpikë, kampionë bote dhe kampionë Evrope. Pikërisht kjo pjesëmarrje ka bërë që edhe niveli i ndeshjeve të zhvilluara të jetë shumë i lartë. Kuptohet që vëmendja më e madhe ka qenë te ndeshjet e ditës së djeshme, kur janë zhvilluar edhe finalet. Aq më tepër që kanë konkurruar edhe katër boksierë të kombëtares shqiptare.
Katër boksierët shqiptarë në finale
I pari që ka zbritur në ring për ditën finale të turneut, ka qenë Elsid Kalemi, i cili duhej të përballej me një konkurrent tepër të fortë dhe pikërisht Vitorio Parrinelo, i cili është edhe kampion bote. Ai është munduar që të jap një paraqitje të mirë, por nuk ka arritur të marrë një rezultat tepër të mirë ndaj Parrinelos, duke u mundur me rezultatin 20-10. Më pas pas tij ka zbritur në fushë edhe Asmer Bilali, i cili duhet të ndeshej me Evgeni Borisov. Ndeshja e tij ndaj bullgarit Borisov ka dhuruar shumë emocione te shikuesit e shumtë që kishin mbushur plot pallatin e sportit.
Ata kanë qëndruar gjatë gjithë kohës në këmbë, sepse në të trija raundet ka dominuar Bilali me grushtet e tij, duke bërë që fitorja të mos vihej asnjëherë në dyshim. Këtë e tregon edhe diferenca e madhe e pikëve në fund të takimit e dalë nga kompjuteri i gjyqtarisë. Fitorja e Bilalit, ka nxehur së tepërmi sallën, duke çuar në delirë shkodranët dhe përfaqësuesit e ekipit tonë. Në ring, pas prezencës së shkëlqyer të Bilalti, është ngritur Alban Barmeta, i cili duhet të përballej, më një kampion bote siç ishte, Abbos Ataev, nga Uzbekistani. Por boksieri Araev, nuk është paraqitur, në fushën e ringut për tu përballur me Barmetën.
Kjo për shkak të një dëmtimi që mori në ditën e dytë të Memorialit. Dëmtimi nuk ishte tepër i rëndë për boksierin, por ekipi i tij, vendosi të mos rrezikoj dhe të tërheq Ataevin, nga ringu. Me tërheqien e tij, Barmeta, arriti të siguroj një tjetër medalje të vendit të parë, për Shqipërinë, pas asaj të Bilalit. Ndërkohë, pasi ka zbritur nga ringu Bermeta, është ngjitur boksieri tjetër kuqezi, Kristian Demaj. I mbështetur fuqishëm nga publiku shkodran, Demaj e ka fituar raundin e parë me një pikë diferencë, por në të dytën kazakistanasi Abdullayev ka barazuar gjithçka dhe sfida vendimtare për të shpallë fituesin ka qenë në raundin e tretë.
Tre minuta të mbushura me emocione, ankth dhe dëshpërim në fund. Rezultati kalonte sa në favor të njërit aq dhe të tjetrit dhe 2 sekonda pa rënë gongu gjithçka ka qenë e barabartë 14-14. Në ato momente, një grusht jo shumë i pastër i kazakut është konsideruar pikë nga gjyqtaria dhe ndeshja, kësisoj, është mbyllur me fitoren e tij. Një ndeshje që ka mërzitur jo pak tifozët por edhe vetë Demën, por gjithsesi ai ka qenë krenar për ballafaqimin e bërë ndaj një boksieri me emër në botë.
Ndeshjet e tjera
Por gjithashtu janë luajtur edhe 5 ndeshje të tjera, të cilat kanë mbyllur edhe ditën finale të turneut. Në këto ndeshje për peshën 52 kg, është paraqitur, Bon Ali Montassar (Tunizi) i cili fitoi 17-11 ndaj Jose Meza (Ekuador). Më pas italianët Vinçenco Manxhiakapre dhe Roberto Kammarelle, kanë arritur të siguronin dy medaljet e tjera për Italinë, duke i dhënë kështu ekipit italian edhe titullin e “ekipit më të mirë”, të turneut. Nga ky turne ka arritur të siguroj një medalje edhe Ekuadori me Luis Porozo i cili fitoi 15-12 ndaj Ljuben Todorov nga Bullgaria. Por megjithatë Bullgaria, nuk ngeli pa medalje në këtë turne, pasi Tervel Pulev, ka arritur të siguroj një medalje, pa luajtur, për shkak të tërheqjes së Marko Radonjiç nga Mali i Zi.
Ky turne ishte një moment i mirë për vendin tonë dhe për boksin. Turneu shërbeu edhe një herë për të treguar përmirësimet e ndjeshme të boksierëve të kombëtares sonë dhe tregoj edhe një herë se në këto djem, Shqipëria mundet të shpresoj që pse jo të aludoj për ndonjë medalje shumë më të rëndësishme se sa ajo e Memorialit “Vllaznia 2012”.
Fituesit sipas peshave
52kg Bon Ali Montassar (Tunizi) fitoi 17-11 ndaj Jose Meza (Ekuador)
56kg Vitorio Parrinelo (Itali) fitoi 20-10 ndaj Elsid Kalemi (Shqipëri)
60kg Luis Porozo (Ekuador) fitoi 15-12 ndaj Lyuben Todorov (Bullgari)
64kg Vincenzo Mangiacapre (Itali) fitoi 19-14 me Rahmonov (Uzbekistan)
69kg Asmer Bilali (Shqipëri) fitoi 20-11 ndaj Evgeni Borisov (Bullgari)
75kg Alban Bermeta (Shqipëri) fiton për mosparaqitje të Ataev (Uzbekistan)
81 kg Abdullayev (Kazakistan) fitoi 15-14 ndaj Kristian Demaj (Shqipëri)
91 kg Tervel Pulev (Bullgari) fitoi për tërheqje të Marko Radonjiç (Mali i Zi)
+91kg Roberto Cammarelle (Itali) fitoi 13-4 ndaj Aymen Trabelsi (Tunizi)
Boksieri më i mirë: Asmer Bilali (Shqipëri)
Ekipi më i mirë: Italia