e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Meha eliminon Beshiktashin, Konianspor në gjysmëfinale (VIDEO)

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Meha eliminon Beshiktashin, Konianspor në gjysmëfinale (VIDEO)

Albab Meha është rikthyer te goli me skuadrën turke të Koniansporit. Goli i mesfushorit kuqezi i dha fitoren skuadrës në ndeshjen e vlefshme për çerekfinalen e Kupës së Turqisë ndaj Beshiktashit.

meha
Meha ishte në fushë që në minutat e para me skuadrën e tij. Kur dukej se ndeshja mes Koniansporit dhe Beshiktashit do të mbyllej 0-0, Meha realizon golin e vetëm në këtë takim në minutën e 84´, duke i dhënë fitoren vendasve.

Mesfushori realizoi një super gol duke gjuajtur me të manjtën e tij nga jashtë zonës së rreptësisë.