Atmosfera para derbit/ Partizani mbledhje me lojtarët dhe Agostinelin
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Një ditë para derbti të kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës, drejtuesit e të kuqve kanë zhvilluar një mbledhje me futbollistët dhe trajnerin italian, Andrea Agostineli.
Në një njoftim të shkurtër të publikuar në faqen zyrtare të klubit të Partizanit, thuhet se mbledhja kishte karakter inkurajues para ndeshjes me Tiranën.
"Presidenti Gazment Demi ka vizituar sot skuadrën në rezidencën e Hotel "Vila Park" ku ekipi qëndron i grumbulluar prej ditës së Martë.
Kreu i 15-të herë Kampionëve të vendit ka zhvilluar një takim me lojtarët dhe stafin teknik duke zgjedhur të jetë sa më pranë ekipit. Kreu i klubit të kuq i ka trasmetuar lojtarëve dhe stafit se ata kanë besimin e plotë dhe mbështetjen maksimale të klubit duke i motivuar në prag të përballjes ndaj Tiranës. Prania e presidentit Demi është përshëndetur nga ekipi, i cili premton të jap maksimumin",-njofton klubi.
Ndeshja mes Partizanit dhe Tiranës do të luhet mbrëmjen e së premtes në orën 18:00, në stadiumin "Qemal Stafa".