Meha: E meritoja ftesën
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Pak ditë më parë, në gazetën "Panorama Sport" Meha shprehej se "De Biazi më ka harruar". Në të vërtetë kështu ndodhi, pasi trajneri e la jashtë mesfushorin, edhe pse ka treguar formë mjaft të mirë në kampionatin turk.
Në një prononcim të shkurtër për "Kohën Ditore", mesfushori i Koniasporit ka deklaruar se ai duhet të ishte pjesë e lojtarëve të Kombëtares për këdo dy ndeshje. Sipas tij, janë faktet dhe ato që ai ka bërë në fushën e lojës që e vërtetojnë diçka të tillë.
Deklarata Futbollisti ka qenë i drejtpërdrejtë. Ai ka konfirmuar dëshirën për të qenë pjesë e Kombëtares për të dhënë kontributin e tij, ndërkohë që ka kundërshtuar mosthirrjen e tij duke argumentuar të kundërtën. "Kuptohet që çdo futbollist ka dëshirë që të jetë pjesë e kombit të tij.
Shihen qartë faktet në ekipin tim se e kam merituar një ftesë për këto ndeshje. Nuk di as çfarë të them më tepër rreth kësaj gjëje. Dua të shtoj vetëm që unë nuk kam probleme me askënd në Kombëtare dhe as nuk kam pasur asnjëherë", ka deklaruar Meha për "Kohën Ditore".
"Snajperi" ka realizuar pesë gola gjatë këtij sezoni me skuadrën turke që ndodhet në vendin e tretë në tabelën e klasifikimit dhe gjithashtu është në fazën gjysmëfinale të Kupës së Turqisë.