Mediat italiane zbardhin pagën e Manajt, ja sa merr
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Rey Manaj është lojtari më pak i paguar tek Interi. Talenti shqiptar i zikaltërve merr vetëm 80 mijë euro neto në sezon, më pak se Gnukuri, 100 mijë euro dhe Berni 200 mijë të tilla.
Kjo vjen si pasojë e faktit që 19-vjeçari nuk mund të firmosë akoma kontratë profesionisti për shkak të moshës së tij.
Daniele De Rosi është lojtari më i paguar në kampionatin italian, i cili merr 6.5 milionë euro në sezon. I ndjekur nga Higuain me 5.5 mln dhe Pogba me Xhekon nga 4.5 milionë.
Zbardhja e pagave për lojtarët më të paguar dhe më pak të paguar në Serinë A është publikuar sot në revistën italine "Guerin Sportive".