E Enjte, 19 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Mediat italiane: Ne Shqiperi me shume se zgjedhje

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Mediat italiane: Ne Shqiperi me shume se zgjedhje
Mediat italiane kanë pasqyruar lokale në Shqipëri, duke i përshkruar si një test për stabilitetin politik të vendit, por mbi të gjitha për ardhmërinë e anëtarësimit në Bashkimin Europian. “Shpresa e qytetarëve shqiptarë është që këto votime do të arrijnë ta nxjerrin vendin nga paraliza politike që e bllokon prej dy vjetësh e ta rikthejë në binarë drejt bllokut europian. Komuniteti ndërkombëtar i sheh dhe ai këto zgjedhje si provë maturie të Shqipërisë, në ngërç politik që prej zgjedhjeve parlamentare të qershorit 2009”. Shtypi italian përmend 21 janarin dhe vrasjen e katër protestuesve si momentin kur kriza mbërriti pikun. Lufta mes dy kampeve është e fortë dhe diferenca e ngushtë, shkruajnë mediat italiane.