Zgjedhjet, pritet raporti paraprak i nderkombetareve
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Vëzhguesit ndërkombëtarë do të prezantojnë sot raportin paraprak për zgjedhjet vendore të 8 majit. Misioni Vëzhgues Zgjedhor i OSBE/ODIHR-it përbëhet nga 298 vëzhgues nga 30 vende, duke përfshirë 40 vëzhgues afatgjatë dhe 258 vëzhgues afatshkurtër. Delegacioni i Kongresit përbëhet nga 14 përfaqësues të zgjedhur vendorë nga 11 vende, duke përfshirë edhe Komitetin e Bashkimit Europian të Rajoneve. Kreu i Misionit Vëzhgues Zgjedhor të OSBE/ODIHR-it, Jonathan Stonestreet dhe Hana Richtermocova, kreu i delegacionit të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale , do të jenë ato të cilët do ta deklarojnë këtë raport.