Bollano pranon humbjen e Himares
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Kandidati i PBDNJ Vasil Bollano pranoi të martën humbjen në garën për një mandat të tretë në bashkinë e Himarës.
"Po administroj humbjen", i tha Bollano në linjë telefonike Telegrafit pak orë pas publikimit të rezultateve nga KZAZ-së numër 62. "Dua t'i uroj suksese fituesit në drejtimin e bashkisë në katër vitet e ardhshme", shtoi ai.
Kjo do të thotë se Bollano pranon se proçesi ka qenë i rregullt dhe nuk ka ndërmend të ankimojë rezultatin. Bollano ka drejtuar bashkinë e Himarës për 7 vitet e fundit. Fituesi i zgjedhjeve në këtë njësi vendore është kandidati socialist Gjergji Jorgo, i cili ka pranuar se vota për të ishte një ndërthurje e vullnetit qytetar kundër Bollanos dhe pro projektit të tij.