Mediat greke japin alarmin: Shteti ka para deri ne korrik
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Shteti grek ka para deri në fund të muajit korrik. Ky është shkrimi i gazetës greke “Kathimerini”, e cila ka dhënë alarmin për shtetin Helen, pasi sipas saj aktualisht në arkën e shtetit ka 2 miliardë euro, dhe ato janë të mjaftueshme për të mbajtur vendin në këmbë deri në 20 korrik.
Për të përballuar situatën ka dyshime se mund të përdoren 3 miliardë euro nga Fondi i Stabilitetit Financiar, dyshime këto të mbështetura edhe nga ekonomistët grekë.
Fati i Greqisë është në duart e zgjedhjeve parlamentare, pasi do të shihet se cila do të jetë qeveria e re dhe cilat do të jenë masat që ajo do të marrë për të përballuar krizën ekonomike. Kuzhdo parti që do të fitojë ajo duhet të sigurojë deri në fund të vitit 33 miliardë euro, për të mbajtur të qëndrueshëm borxhin. Sipas parashikimeve partia fituese mund të jetë SYRIZA, dhe plani i saj është të shkëpusë vendin nga eurozona, nismë kjo e cila do të ndikojë së tepërmi edhe në ekonominë evropiane.