Mediat angleze: Akord në parim Real-Hazard
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Në Angli janë të sigurt: Reali i Madridit e ka gjetur akordin në parim me Eden Hazardin për t'u transferuar në "Bernabeu" sezonin e ardhshëm.
PSG-ja dhe Mançester Junajtid janë të interesuara për shërbimet e yllit belg, por me sa duket ulja në stolin e Realit të një admiruesi të vjetër të mesfushorit të Çelsit, Zinedin Zidan, ka bërë që Reali të kalojë në pozicionin e klubit favorit për të siguruar shërbimet e ish-talentit të Lilës. Çelsi do të këmbëngulë për 100 milionë euro, por një alternativë është edhe që Hames të shkojnë në "Stamford Bridge" plus 40 mln euro.