e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Media serbe: Vendimi i Arbitrazhit, skandal

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Media serbe: Vendimi i Arbitrazhit, skandal

Media serbe e ka cilësuar si një skandal vendimin e KAS-it që i dha Shqipërisë fitoren e mohuar nga UEFA për ndeshjen e 14 tetorit të shkuar në Beograd.

E përditshmja “Kurir” në versionin online shkruan se ky vendim është absurd, duke e cilësuar “provokim të hapur” lëshimin e dronit.

“Kujtojmë se ndeshja Serbi - Shqipëri, e cila u luajt në tetor të vitit të kaluar, u ndërpre për shkak të lëshimit të dronit me flamurin e të ashtuquajturës Shqipëri e Madhe, e cila u bë shkak i sherrit mes lojtarëve dhe hyrjen e tifozëve në fushë”, shkruan Kurir.