De Biazi: Jam i lumtur, por te qendrojme me kembe ne toke
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Pas vendimit të CAS-it që i dha 3 pikët në tavolinë Shqipërisë për sfidën në Serbi, trajneri i kombëtares Xhani de Biazi ka shprehur lumturinë e tij, por nga ana tjetër ka kërkuar që skuadra të jetë me këmbë në tokë, sepse asgjë nuk është arritur deri tani.
“Drejtësia u vu në vend, – tha tekniku italian, – dhe shpresojmë që ndeshjet që na kanë mbetur t’i luajmë me optimizëm të madh. Por duhet të luajmë ndeshjen me Danimarkën, me shpirtin e duhur dhe me këmbët në tokë. Nëse duam të shkojmë direkt në Francë, duhet të bëjmë mirë në ndeshjet e mbetura. Kishim kohë që e prisnim këtë vendim, – vazhdoi De Biazi. – Nuk mund të them se do të festojmë sot, jam shumë i lumtur sigurisht, sepse kur drejtësia triumfon, të gjithë jemi të lumtur”.