e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

'Me Guardiolen s’do kete te paprekshem'

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
'Me Guardiolen s’do kete te paprekshem'
Kajzerit bavarez, Franc Bekenbauer, ka përgëzuar krerët e lartë të Bajernit për transferimin e Pep Guardiolës. Gjatë një interviste për “sky 90″, presidenti i nderit te rekordmenët gjermanë, Franc Bekenbauer, flet mbi filozofinë, motivet dhe karakteristikat e Guardiolës, ndryshimet në skuadër, bashkëpunimin e tij me Samerin. Gjithashtu ai bën edhe paralelizma me Bajernin nën drejtimin e Luis van Galit.

Z.Bekenbauer, kur e mësuat transferimin e Guardiolës?

Kur dua të mësoj diçka për Bajernin, më informon redaksia e “Bild”. Unë jam president nderi dhe bordi drejtues po bën një punë të jashtëzakonshme. Transferimi është një kupë dhe, për këtë ata, nuk kanë nevojë për mua e nuk e shohin të arsyeshme për të më informuar. Prandaj, nuk ka pse të jem i zemëruar apo të ndihem i ofenduar. Nëse do ta dija, do t’u thosha si do të kishte ndodhur.

Mendoni se ishte momenti i duhur për ta zyrtarizuar?

Patjetër që po. Atëherë kur? Nuk mund ta bësh të njohur 4 javë para fundit të sezonit, pasi fut përçarje. Nuk shkon ndryshe.

Si e shihni situatën e trajnerit Hejnkes?

Jup po shkon drejt të 70- ave. Ka qenë vendim ideal që pasues i tij do të jetë Guardiola. Hejnkes është një “Gentlmen”. Nëse do të kishte qenë ndonjë tjetër, reagimi do të ishte ndryshe.

Si e shihni bashkëpunimin Samer-Guardiola dhe a do ketë të përbashkëta sistemi i Pep me atë të Van Galit?

Një dyshe gjeniale. Pep flet anglisht, nuk e di sa njohuri ka Samer. Të dy janë njohës të mirë të moshave dhe projekti besoj se do të jetë afatgjatë dhe i suksesshëm, pasi të dy janë trajnerë me vizione. Për sa u përket ngjashmërisë me Van Galin, mund të them se kanë të përbashkëta. Holandezi ka dhënë firmën e tij në pozicionimin e lojtarëve të Bajernit. Nga ana tjetër, stili i Guardiolës ka ngjashmëri me filozofinë bavareze. Ai përpiqet që në një aksion lojtarët e tij të jenë më të shumtë në diferencë numerike, madje edhe kur e humbasin topin.

Mendoni se me ardhjen e tij duhet të dridhen yjet si Roben apo qendërsulmuesit si Gomez, Pizarro apo Manxukiç?

Nuk besoj se do të ketë fillimisht ndryshime radikale. Patjetër që skarcime do të ketë. Roben është yll futbolli dhe, nëse është në formë, do të jetë pjesë e planit. Me Guardiolën nuk ka emra, por rezultat nëpërmjet skematikës së tij. Duke parë që Guardiola s’ka luajtur me sulmues të mirëfilltë, besoj se do dijë si të mbajë rezervë edhe një plan klasik duke luajtur me qendërsulmues. Ndryshe nuk do ta kishim transferuar në verë Manxukiçin.