Martino 'Deshtim nese nuk kalojme ne gjysmefinale'
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Trajneri i Barcelonës foli aps ndeshjes me Atletikon: Do të ishte një dështim për mua nëse nuk kalojmë në gjysmëfinale. Kemi luajtur mirë për 90 minuta dhe ndihem krenar për këtë Barcelonë. Patëm shanset tona, por edhe Atletiko pati meritën e saj. Pas golit që pësuam, skuadra reagoi shumë mirë dhe ndoshta me pak fat edhe mund ta kishim fituar këtë ndeshje. Kurtua ishte në super formë dhe mund të them se është një portier i madh. Tani duhet të mendojmë për ndeshjen e kthimit. Jam i bindur se i kemi të gjitha shanset për t’u kualifikuar. Do të shkojmë në Madrid për të fituar. Kam një skuadër shumë të fortë dhe sigurisht që pres një ndeshje të njëjtë edhe në Madrid. Nejmar? Për çdo lojtar është e rëndësishme të shënoj gol. Ka zhvilluar një ndeshje shumë të mirë. Favoritë? Kualifikimi mbetet i hapur dhe shanset janë të barabarta. 1-1 favorizon Atletikon, por nuk ka shumë diferenca. Nëse luajmë kështu, jam i bindur që mund të fitojmë.