e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Marota: Nëse Morata ikën nuk do të vetëvritemi, Ibra i moshuar

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Marota: Nëse Morata ikën nuk do të vetëvritemi, Ibra i moshuar

Përpara ndeshjes me Empolin, drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Xhuzepe Marota, ka prekur temën Alvaro Morata, i cili mund të kthehet në verë te Reali i Madridit: "Ideja jonë është e qartë dhe e theksojmë se do të bëjmë të pamundurën për të mbajtur Moratën në Torino.
xhusepe marotaPor nëse në fund nuk do t'ia arrijmë, atëherë nuk do të vetëvritemi. Shumë gjëra varen nga Reali, por lojtari mos harrojë se nga një premtim ishim ne ata që i dhamë shansin të bëhej një kampion. Na intereson Ibrahimoviç?

Zlatan është një kampion i padiskutueshëm, por filozofia jonë është që të investojmë te të rinjtë, jo te moshatarët e Ibrës".