e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Maqedoni, Toshack largohet nga kombetarja

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Maqedoni, Toshack largohet nga kombetarja
John Toshack nuk do të jetë më trajneri i kombëtares maqedonase të futbollit. Lajmin e ka bërë të ditur Federata Maqedonase e Futbollit. “Trajneri i Maqedonisë, John Toshack, nuk është i gatshëm të plotësojë kushtet e presidentit Ilco Gjorgjioski dhe kontrata me të është ndërprerë në mënyrë konsensuale”, lexohet në një komunikatë për shtyp.

Ish-trajneri i Real Madrid në fund të viteve ’80 ka drejtuar Maqedoninë në 8 ndeshje duke arritur vetëm 1 fitore në eliminatoret e EURO 2012, ndaj Andorrës.

Toshack, i cili jeton në Spanjë, nuk ka pranuar që të transferohet në vendin ballkanik ashtu siç kërkonin drejtuesit e federatës.