Atletes bjelloruse i hiqet medalja e arte per hedhje gjyle

Atletes bjelloruse i hiqet medalja e arte per hedhje gjyle
Menjëherë pas mbylljes së Lojërave Olimpike të Londrës, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar nis sulmin. Ai ka vendosur që të mos i njohë medaljen e artë sportistes bjelloruse Nadzeya Ostapchuk. 31 vjeçarja ka rezultuar pozitive për doping gjatë dy testeve të realizuara përgjatë Lojërave Olimpike.

Në vend të saj, medaljen e atë do e marrë Valerie Adams nga Zelanda e Re. Kampionia e botës, Ostapchuk, u gjet pozitive pas mbërritjes së përgjigjeve dje. Ky është rasti i dhjetë me doping për këto lojëra, por i pari që prek fituesen e një medalje.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama