e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Mançini: 4 ndeshjet e radhës, decizive për Europën

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Mançini: 4 ndeshjet e radhës, decizive për Europën

Barazimi në "Olimpi co" përballë rivales së drejtpërdrejtë për vendin e tretë duket se i ka shërbyer shumë Interit. Edhe pse nuk ia doli që të merrte tri pikët, skuadra e Roberto Mançinit ka lënë stadiumin kryeqytetas me bindjen se pjesëmarrja në Champions nuk është një utopi.mancini Përveç performancës së treguar në atë duel, Mançini është shprehur optimist rreth objektivit të fundit sezonal duke u bazuar edhe te kalendari. Teksa ka analizuar sfidën e përfunduar në barazim për portalin e tij zyrtar, numri një i pankinës zikaltër ka thënë se tani shikon një aleat më shumë për arritjen e vendit të tretë.

Decizivet - "Fakti që deri në fund të kampionatit duhet të luajmë plot 8 ndeshje tregon se kemi ende shumë shanse që të plotësojmë objektivin minimal që i kemi vendosur vetes. Tani na duhet që të bëjmë pak pushim. Lojtarët duhet të pushojnë, pasi e kanë me të vërtetë të nevojshme.

Më pas do të nisim gjithçka në takim kundër Torinos. Besoj se 3-4 takimet e radhës janë mjaft të rëndësishme". Teksa komentonte paraqitjen e Interit në Romë, Mançini pranoi se i shikonte si tejet delikate duelet e radhës të ekipit të tij që, për të shpëtuar sezonin, i duhet ta mbyllë kampionatin në vendin e tretë.

Optimizmi - "Ajo me Romën ishte një ndeshje e mirë. Më vjen keq që nuk fituam një takim, gjatë të cilit luajtëm mjaft mirë 70 minuta. Në sulm na mungonin disa lojtarë, prandaj kisha një problem të madh përpara këtij takimi", ishte komenti i teknikut pak minuta pas mbylljes së ndeshjes.

Në fund të deklaratës, Manço shpjegoi arsyen përse e shikonte gotën gjysmë plot pas duelit direkt të barazuar 1-1. "Fakti që nuk kisha shumë mundësi zgjedhje në repartin e avancuar na i ndërlikoi jo pak punët. Gjithsesi, jam i kënaqur, pasi me Romën kemi avantazhin e ndeshjeve direkte", tha tekniku.