e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Manchester United, ndjese per simbolet e stilit nazist

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Manchester United, ndjese per simbolet e stilit nazist

Skuadra angleze e Manchester United-it u detyrua të kërkonte ndjesë publike, pas përdorimit të simboleve të stilit nazist në një poster dërguar me e-mail fansave.  Në një poster njoftues, u përdor një logo mjaft e ngjashme me kryqin e thyer nazist. Në kreun e posterisht shkruhej: “Rendi i ri”, fjalë këto të njohura në ideologjinë nazi-fashiste.  Në vitin 1941, Adolf Hitler bënte thirrje për një rend të ri në Europë. Ky poster nuk është pritur aspak mirë nga mediat angleze. Manchester United, përmes një njoftimi zyrtar kërkoi falje për posterin dhe siguroi se do të merren masa që gjera të tilla të mos ndodhin më.