'Mami, jam ne rregull, por te gjithe shoket e mi kane vdekur'
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Një vajzë e vogël arriti më shumë shkathtësi të shpëtojë nga vdekja në shkollën fillore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Adam Lanza, njeriu që ka tronditur Amerikën e globin mbarë, la 26 persona të vdekur gjatë sulmit makabër. Historia e vogëlushes, që shkonte në klasën e parë, është rrëfyer nga një pastor vendas, i quajtur Jim Solomon.
Vajza gjashtëvjeçare priti derisa mendoi se ishte e sigurt që të dilte jashtë. Ajo u fsheh poshtë trupave dhe më pas doli duke vrapuar nga godina, e mbuluar me gjak nga koka deri tek gishtat e këmbës. Ajo ishte e para nxënëse që doli jashtë nga shkolla Sandy Hook.
Të 15 nxënësit e tjerë në klasën e saj vdiqën. Vogëlushja vrapoi jashtë për tek mamaja e saj duke thirrur: Mama, jam në rregull, por të gjithë shokët e mi kanë vdekur. Pastori thotë se ajo kishte parë një njeri të çmendur e të zemëruar përpara syve të saj.
“Si ka mundësi që një vogëlushe kaq e vogël të jetë kaq e zgjuar dhe kaq trime? Mendoj se është e pamundur pa një ndërhyrje hyjnore. Kjo është një zgjuarsi jashtë viteve të saj,” tha pastori. Ai shton se në fakt familja e saj është e gëzuar, por edhe ndjen pak në vështirësi për shkak se vajza e tyre ishte e vetmja që mbijetoi në klasë.