Kapet taksisti i ish-Bllokut, 100 euro doza e kokaines, 200 euro prostituta
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Paulin Deda akuzohet për shpërndarje narkotikësh dhe shfrytëzim prostitucioni
Një shofer taksie është arrestuar dje pasdite në Tiranë, pasi është kapur duke shpërndarë kokainë. Paulin Deda, 42 vjeç, punonte në zonën e ish-Bllokut. Ai kishte ngritur një rrjet që shpërndante lëndë narkotike, ndërsa bashkëpunonte me tre persona që tashmë janë në kërkim nga policia. Burime nga Policia e Tiranës thanë se Deda qëndronte në rrugën “Sami Frashëri” dhe lëvizte kur merrte porosinë. Ai është mbajtur në vëzhgim nga agjentët e policisë, të cilët kishin dyshime se ky person, krahas trafikut të kokainës, merrej edhe me shfrytëzim prostitucioni.
Trafiku i kokainës
Sektori i antidrogës në Policinë e Tiranës thotë se Paulin Deda ushtronte profesionin si taksist i licencuar, ndërsa vendqëndrimi i tij ishte zona e ish-Bllokut. Ai bashkëpunonte me tre persona, të cilëve u merrte kokainën dhe e dërgonte në destinacion, kryesisht në lokalet e natës në këtë zonë. Mësohet se kokaina ishte e ndarë në doza, vlera e të cilave ishte 100 euro. “Nga vëzhgimet e agjentëve të policisë ka rezultuar se 42-vjeçari shpërndante lëndë narkotike në zonën e ish-Bllokut. Ai takonte disa persona, tashmë të identifikuar, dhe u merrte lëndën narkotike. Dje pasdite, ky person, ka marrë një ‘porosi’ dhe e ka çuar në një lokal. Në momentin që do ta dorëzonte, është bërë ndërhyrja policore, duke sekuestruar lëndën narkotike dhe eurot” thanë burimet nga Policia e Tiranës. Sipas tyre, nga vëzhgimet e muajit të fundit, rezultoi se 42-vjeçari e kishte kryer edhe më parë këtë aktivitet të paligjshëm. “Kemi dokumentuar tetë raste, ku Deda ka shpërndarë lëndë narkotike në lokalet e ish-Bllokut. Klientela e tij kanë qenë të rinjtë, ndërsa aktivitetin e shtrinte kryesisht fundjavave, ku lokalet në këtë zonë janë të frekuentuara”, vijojnë burimet policore, të cilat thanë se kanë ngritur akuzë ndaj këtij personi, në pritje të zhvillimeve për arrestimin e bashkëpunëtorëve të tij.
Shfrytëzimi i prostitucionit
Krahas shpërndarjes së kokainës, Policia e Tiranës ka dyshime se ky grup kishte ngritur edhe një skemë për shfrytëzim prostitucioni, gjithmonë duke përdorur funksionin e Dedës, atë të taksistit. 42-vjeçari, sipas policisë, kishte njohje në zonën e ish-Bllokut, madje me persona të rinj. Krahas shpërndarjes së lëndës narkotike, ai u dërgonte “klientëve” edhe prostituta. Agjentët e policisë, nga vëzhgimet në terren, por edhe nga përgjimet, kanë arritur të dokumentojnë edhe këtë aktivitet kriminal. Sipas tyre, 100 euro ishte një dozë kokaine, ndërsa 200 euro ishte dërgimi i një prostitute te personi që e kërkonte. Mësohet se vajzat ishin kryesisht studente, që jetonin në Tiranë.
Kokaina - Në bazë të përgjimeve dhe vëzhgimeve, policia dokumentoi se taksisti e shiste një dozë kokaine me 100 euro
Prostitucioni - Gjatë vëzhgimeve, rezultoi se ky grup, i përbërë prej katër personash, shfrytëzonin disa vajza për prostitucion
Klientela - Personat që kontaktonin me taksistin ishin të rinjtë që frekuentonin lokalet e zonës së ish-Bllokut në Tiranë