e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Berisha eksperteve: Hiqni dore nga google, zbrisni me kembe ne toke

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Berisha eksperteve: Hiqni dore nga google, zbrisni me kembe ne toke
Një konferencë përshtyp me teme "Kultivimi  i Bimëve Aromatike Mjekësore", kryeministri Sali Berisha premtoi se do të financojë në mënyrë që këtyre bimëve t’i rritet vlera. Shqipëria është një nga vendet  më të pasura me bime aromatike mjekësore,  diverisiteti, shumëllojshmëria e tyre është më famë botërore, por ka një specifik: këto bimë rriten në zonat më të varfra të Shqipërisë, që janë zonat verilindore dhe juglindore. Në këtë aspekt përqendrimi ynë  në problemin tërësor të bimëve aromatike, duhet konsideruar si një mekanizëm për të luftuar varfërinë. Por duhet bëtë një kthesë të madhe për shfrytëzimin e këtyre zonave. Qeveria do te mbështesë me kredi, duke ulur interesat për përpunimin e bimëve, në mënyre që të rrisim vlerën e tyre në treg”, tha Berisha.

Gjithashtu kreu i qeverisë Berisha, tha se qeveria duhet të planifikojë një mekanizëm që bimët mjekësore t’i rritet vlera, dhe të ulet varfëria në vend. Ai i bëri thirrje ekspertëve që të zbresin në terren në mënyrë që t’i njohin vlerat e vërteta të bimëve aromatike mjekësore.

"Shqipëria është shumë e pasur me këto bimë, ne mund ta shfrytëzojmë këtë për hequr dot nga varfëria. Ekspertët duhet të heqin dorë nga google, se ai është për amatorë, specialisti duhet të zbres në teren. T’i njoh të gjitha bimët, se po të shikojmë në këtë vështrim, kjo gjë do të ndihmonte në njohjen, përpunimin dhe rritjen e vlerave, ndaj ju garantoj se qeveria është e vendosur për ta spostuar në një nivel më të lartë qëndrimin ndaj kësaj pasurie të madhe natyrore, nga e cila përfitojnë në tërësi familjet e varfra të vendit”, do të duhet financojë përpunimin e saj, dhe uljen e varfërisë”, nënvizoi Berisha.