e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Mallkimi i Sukajt, ja çfarë i ndodh sulmuesit

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Mallkimi i Sukajt, ja çfarë i ndodh sulmuesit

Partizani dje ka nisur sërish përgatitjet për ndeshjen me Laçin. Në dallim nga seancat e javës së shkuar, dje trajneri Andrea Agostineli e ka pasur më të plotë grupin, pasi të pranishëm ishin edhe lojtarët që kanë qenë me leje si Filipe dhe Fejzullahu.sukaj Mungesat e vetme në seancën e djeshme ishin tre kuqezinjtë, Alban Hoxha, Realdo Fili dhe Jurgen Bardhi, si dhe portieri Dajsinani për arsye shëndetësore.

Përgatitja e djeshme ka qenë e ngarkuar për të kuqtë, pasi zgjati dy orë. Fillimisht, lojtarët morën ngarkesë fizike dhe më pas praktikuan disa ushtrime dhe seanca loje me top. Të gjithë presin nga sulmi në transfertën e Laçit.

Xhevahir Sukajn dje e ka ndjekur një fat i keq, pasi kundërshtar kryesor ka pasur shtyllat. Gjatë minindeshjes së kontrollit brenda grupit shkodrani ka goditur katër herë shtyllat e portës. Sukaj ka shprehur habi me atë që i ndodhi dje, pasi shtyllat iu kthyen në makth.

Gjithsesi, ai shpreson që "mallkimi" të përfundojë në stërvitje, ndërsa në Laç të ketë precizonin e duhur. Agustin Torasa e ka mbyllur para kohe seancën e djeshme, pasi gjatë ndeshjes brenda grupit mori një goditje në këmbë. Ai për disa minuta mbajti akull te këmba, por lëndimi nuk është problematik dhe nuk rrezikon.