Ja çfarë e pengon Nafiun të luajë rregullisht me Skënderbeun
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Numri i limituar i të huajve duket se po bëhet problem për debutimin me fanellën e Skënderbeut të Valmir Nafiut. Mesfushori shqiptaro-maqedonas, i federuar si i huaj, ende nuk po gjen hapësirë në formacionin e Josës, duke mos arritur të tregojë vlerat e tij në fushën e blertë.
Gjatë merkatos, lojtari u afrua me shumë bujë në radhët e korçarëve, por deri në këto momente ka qëndruar në hije.
Në miqësoren ndaj Pogradecit, lojtari ka treguar vlerat e tij, duke kërkuar më shumë vëmendje. Por konkurrenca në ekip është mjaft e madhe dhe në fushë lejohen vetëm katër lojtarë të huaj. Drejtuesit e Skënderbeut e kanë ngritur shpeshherë këtë problem, madje duke kërkuar nga FSHF që ky numër të rritet.