e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Majlinda Kelmendi viktime e politikes

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Majlinda Kelmendi viktime e politikes

Xhudistja kosovare Majlinda Kelmendi ka marrë lajme të këqija nga kryeqyteti i Malajzisë, Kuala Lumpur. Fituesja e medaljes së artë në Kampionatin Botëror nuk ka qenë në mesin e të nominuarave për sportisten më të mirë të vitit, edhe pse një gjë e tillë është pritur.


Trajneri i xhudistes pejane, Driton Kuka, është shprehur i befasuar me këtë vendim. Ai ka deklaruar për KTV-në se Majlinda është larguar nga nominimi në momentet e fundit, për arse politike, pasi Kosova nuk është pranuar si shtet nga Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.


Për çmimin Laurues World Sports Awards 2014 janë nominuar shumë sportistë të njohur botërorë, si: Cristiano Ronaldo, Usain Bolt, LeBron James, Rafael Nadal, Sebasitian Vettel, Serena Willimas e të tjerë.


Deri më tash çmimin Laurues World Sports Awards e kanë fituar sportistë të mëdhenj botërorë si: Roger Federer, Alex Ferguson, Leëis Hamilton, Pele, Michael Phelps, Ronaldo, Michael Schumacher, Serena Williams and Zinedine Zidane, Novak Gjokoviq, e të tjerë. (r.m.)