Luhet grupi D, percaktohen dy cerekfinalistet e fundit
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Ndeshjeve në grupe po u vjen fundi, ndërkohë që tashmë finalet e “Euro 2012” do të kalojnë në fazën e “nokautit”, të eliminimit direkt, në të cilën do të përfshihen 8 skuadra (në çerekfinale), për t’u përgjysmuar hap pas hapi më tej, në gjysmëfinale dhe në finale, derisa të mësohet edhe kampionia e re e Europës. Megjithatë, për të mbërritur deri këtu duhen konsumuar edhe dy ndeshjet e fundit në Grupin D, prej nga do të dalin edhe dy skuadrat e tjera çerekfinaliste. Që do të përplasen, në varësi të vendit që do të zënë pas ndeshjeve të së martës në mbrëmje, me Italinë dhe Spanjën. Më herët janë përvijuar dy çiftet e tjera çerekfinaliste, Gjermani-Greqi dhe Portugali-Çeki.
Situata aktuale në Grupin D, para ndeshjeve të treta, është e tillë, që mban me shanse kualifikimi tri skuadra. Anglia, Franca dhe Ukraina aspirojnë të kalojnë në çerekfinale, ndërsa Suedia e ka humbur zyrtarisht këtë mundësi pas humbjes me “Tre Luanët”, me rezultatin 2-0. Kombëtarja e Ibrahimoviçit e kishte humbur edhe ndeshjen hapëse të finaleve të këtij Europiani me Ukrainën, ndaj do të vihet përballë Francës sonte pa ndonjë objektiv në lojë. Ndoshta kjo është një plus për “gjelat” e Blankut, sepse të kesh përballë një kundërshtar pa motiv, që i ka bërë gati valixhet për t’u kthyer në shtëpi, është njëfarë luksi në të tilla kompeticione.
Aq më tepër që fitorja është jetike për “Leus Bleus”. Këta të fundit mbajnë për momentin kreun e Grupit D, me 4 pikë, aq sa ka edhe Anglia, e dyta, ndërsa në ndjekje të tyre janë mikpritësit e “Euro 2012”, ukrainasit. Të besuarit e Oleg Bllohin kanë 3 pikë në klasifikim, ndaj një fitore ndaj britanikëve do t’i shpiente përpara ata. Në të kundërt janë të detyruar të “hapin krahun”, sepse nuk u bën punë as barazimi.
Një rezultat i tillë përmbush misionin e ishullorëve, që kësaj here do të kenë një “armë” plus, goleadorin e tyre të spikatur, Uejn Runi. Sulmuesi i Mancester Junajtid e ka mbaruar pezullimin prej 2 ndeshjesh, të dhënë për të nga UEFA, ndaj do të jetë nën urdhërat e Roi Hodgson për të superuar Ukrainën, më pas për të shpresuar edhe finalen e 1 korrikut. Në përmbyllje të ndeshjeve në grupe do të dalin në “skenë” sonte katër skuadra, ndërsa veç tifozëve, tepër të interesuar për verdiktet e këtyre dy 90-minutëshave janë edhe Spanja me Italinë. Për të mësuar sfidantët e vet në çerekfinale të “Euro 2012”.