e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Luan Krasniqi i jep fund karrieres

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Luan Krasniqi i jep fund karrieres
Luan Krasniqi, pas shkëlqimit të tij në karrierën e sportit, e përfundon angazhimin e tij në boksin profesionist.

Letër e Luanit drejtuar tifosëve të tij

Të dashur miqë, viti 2011 po përfundon dhe mua më ofron mundësinë, që të gjithëve t`ju falënderoj përzemërisht. Unë, nga sporti i boskit profesionist do të tërhiqem dhe të gjithë juve u jamë mirënjohës për mbështetjen tejet të madhe të cilën e kam patur nga tifosët e mi, gjatë gjithë kohës së angazhimit tim si bokser. Në rrugëtimin tim sportiv, ju më keni dhënë kurajo dhe se simpatinë tuaj e ndiej edhe sot, përmes letrave të shumta, të cilat më arrrijnë çdo ditë.

Ndaj, për këtë sport të dashur për ne, do të punoj në vazhdimësi. Përvojën time do ta vë në shërbim të këshillimit dhe mbështetjes së talentëve të rinjë. Natyrisht që si ekspert i këtij sporti, poashtu , përmes ekraneve do të jem i angazhuar për ju. Unë do të bëj çmos që boksi të mbetet atraktiv në mënyrë që ju, të dashur aderues të sportit të boksit, edhe në të ardhmen të përjetoni meqe interesante dhe të nivelit të lartë!

Ju falëmnderit dhe mirë u pafshim,
I juaji Luani