Lojtarët të karikuar, barazimi është objektiv me Partizanin
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Te Tërbuni duket se nuk kanë kohë të humbasin me ndeshjen ndaj Teutës, të cilën e kanë kontestuar fuqishëm dhe dje kanë nisur përgatitjet për takimin e radhës në kampionat, që skuadra do ta luajë në shtëpi ndaj Partizanit.
Kapiteni i pukjanëve dhe ish-lojtari i të kuqve, Abaz Karakaçi, në një prononcim për "Panorama Sport" ka thënë: "Më vjen mirë që kam arritur të shënoj ndaj Teutës, por do të ishte më mirë nëse ndeshja do të përfundonte në barazim.
Ishim përgatitur që të mos dilnim pa pikë nga ajo përballje, megjithatë gjykimi kishte pjesën e tij", ka thënë lojtari, i cili nuk dëshiron që të flasë në lidhje me këtë çështje. Më pas ai ka komentuar takimin me të kuqtë.
"Partizani është një skuadër e cila dëshiron që të dalë kampione dhe vjen me synimin për të fituar në Pukë, por nuk do ta ketë të lehtë. Por skuadra nuk do të dorëzohet dhe do të synojë të marrë pikë në këtë përballje.
Është e vërtetë që jemi në vendin e fundit në klasifikim, por kemi shpresa se mund ta shpëtojmë sezonin. Janë ende edhe 14 takime për t'u luajtur dhe diferenca me rivalët nuk është shumë e madhe. Kjo do të thotë se një hap fals i tyre mund të kthente gjithçka në favor të Tërbunit. Megjithatë, duhet që ndeshjet t'i marrim me radhë dhe të jemi me këmbë në tokë", ka mbyllur Karakaçi. D