Lojtaret e Dinamos 'tallen' me Bakajn: Ju munden kamerieret
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Humbja katastrofike e Shqipërisë ka bërë jehonë jo vetëm brenda vendit tonë, por edhe jashtë kufijve, sidomos në kampet kundërshtare të kuqezinjve në Grupin D eliminator të Euro 2012. Madje ajo ka provokuar edhe shaka e batuta ironike, për faktin se skuadra e trajnerit Josip Kuzhe u mund nga skuadra më modeste mes 53 kombëtarëve të kontinentit të vjetër. Dhe roli i viktimës kësaj here i ka takuar Elis Bakajt, mesfushorit me tipare sulmuese të Shqipërisë, i cili militon prej janarit 2011 në radhët e skuadrës së njohur rumune, Dinamos së Bukureshtit, por lojtarët vendas të së cilës janë shumë brenda atmosferës së zhvillimeve të fundit në grupin eliminator, për shkak se edhe Rumania është pjesë e të njëjtit grup.
Menjëherë pas mbylljes së turpshme të aventurës me kombëtaren, futbollisti kuqezi është kthyer në Rumani, duke u vënë në dispozicion të klubit të tij, i cili përgatitet të rinisë kampionatin këtë fundjavë. Stërvitja e parë e ekipit të kryeqytetit rumun është karakterizuar nga të qeshura, që nisën në fillim të seancës. Ish-mesfushori i Partizanit të Dinamos i është bashkuar grupit të futbollistëve të tjerë, por shumë shpejt e ka parë veten në mes të një ofensive dëfryese të kolegëve të tij, të cilët talleshin në lidhje me humbjen e turpshme të Shqipërisë të martën në shtëpinë e Luksemburgut me rezultatin 2-1. “Ishte subjekt dëfrimi për kolegët e mi”. Shoku i tij i skuadrës, Marius Nikulae, i cili është njëkohësisht edhe sulmues qendre i kombëtares rumune (ka luajtur 38 ndeshje me Rumaninë dhe numëron 13 gola të shënuar), ka filluar të ngacmojë Bakajn në gjuhën shqipe.
“Çfarë ju ka bërë Luksemburgu, ju mundën kamerierët? Sa të dobët. Morët dy kartonë të kuq, bëtë një lojë të shëmtuar”, kënaqej duke bërë shaka, sulmuesi i Dinamos së Bukureshtit, i cili njihet edhe me nofkën "shigjeta". Menjëherë më pas mesfushori shqiptar ka tentuar të mbrohet edhe ai duke qeshur. Në diskutim janë përfshirë edhe futbollistë të tjerë. Por shkëmbimi i batutave nuk ka zgjatur shumë, pasi gjithçka është ndërprerë pas ndërhyrjes së trajnerit të Dinamos së Bukureshtit, Liviu Ciobotariu, i cili e thirri shqiptarin pranë tij dhe filloi ta pyeste atë në lidhje me paraqitjen e Shqipërisë ndaj Luksemburgut.
Dy minuta më pas të gjithë futbollistët ishin kthyer seriozë dhe gati për të nisur stërvitjen. Por megjithatë ajo që vazhdon të dhëmbë ende është vërtet humbja e kuqezinjve në ndeshjen ku 3 pikët ishin konsideruar më të sigurta se kurrë. Rumunëve ky dështim i Shqipërisë u ka shijuar, pasi në këtë mënyrë kanë shmangur një rival më shumë në luftën për një pozicion më të mirë në tabelën e renditjes. Shqipëria dhe Rumania do të mbyllin ndeshjet e tyre në grup, kur të përballen me njëra-tjetrën në Tiranë më 11 tetorin e ardhshëm.