Flamurtari shnderrohet ne sh.a., Selami kercenon me kallezim penal
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Klubi Flamurtari shndërrohet në sh.a. Në mbledhjen e djeshme, më 8 shtator 2011, çështja kryesore e diskutuar nga këshilli i ri bashkiak i Vlorës ishte pikërisht privatizimi i klubit dhe njohja si “Flamurtari Futboll Club” sh.a., ndërsa pika të tjera për ekipin kuqezi ishin edhe rishqyrtimi i aktit të themelimit dhe statutit, si edhe një ndryshim në VKB-në e datës 20 janar, me qëllim shtimin e fondit për shoqërinë. Pas diskutimeve të anëtarëve, me shumicë votash u miratua ndryshimi i statusit të klubit dhe zotërimin e 100 për qind të aksioneve nga bashkia, deri në afrimin e biznesmenëve të tjerë.
I vetmi që ka kundërshtuar kalimin e klubit në sh.a., ishte këshilltari i LSI-së, Shkëlqim Selami, i cili vazhdon të pretendojë se klubi është i regjistruar si sh.p.k. që prej vitit 1996, në periudhën kur ai drejtonte skuadrën. Selami theksoi se “kërkesa në rend të ditës është e paligjshme dhe këshilli bashkiak nuk ka tagrin për të konvertuar shoqërinë e klubit Flamurtari nga sh.p.k., që është aktualisht në sh.a.”, ndërsa kërcënoi se ka përgatitur edhe një kallëzim penal në prokurori për këtë çështje.
Me kalimin në sh.a., Flamurtari plotëson kushtin e vendosur nga FSHF-ja, që i kishte vënë si afat klubit datën 15 tetor për ndryshimin e statusit juridik. Në të kundërt, skuadrës vlonjate do t’i hiqeshin 10 pikë në renditjen e sezonit 2011-’12, nëse nuk do të realizohej kërkesa e FIFA-s dhe UEFA-s. Tashmë të gjithë në Vlorë presin vetëm miratimin e vendimit për kalimin e Flamurtarit në sh.a., nga prefekti Veçani. Vetëm pak kohë më parë, ai hodhi poshtë vendimin për privatizimin, pasi ishte marrë nga këshilli i vjetër bashkiak. Nëse Veçani jep “Ok”-in, atëherë Tirana do të mbetet i vetmi klub i Kategorisë Superiore që nuk është privatizuar.