Lojtaret e Bajernit, boshti i Gjermanise
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Kombëtarja gjermane shihet si favorite e Kampionatit Evropian 2012. Ata vazhdojnë të qëndrojnë pa trofe ndërkombëtar që prej triumfit të vitit 1996. Ndërkohë “pancerat” po zhvillojnë rregullisht seancat stërvitore në Francën Jugore dhe ditën e shtunë do zhvillojnë një miqësore në Bazel kundër Zvicrës. Trajneri i Gjermanisë, Joakim Lëv, ka nxjerrë në pah rezultate tepër pozitive nga 19 lojtarët e grumbulluar, pasi tetë lojtarët e Bajernit nuk i janë bashkuar ende kombëtares. Gjatë një interviste për “sport.de”, Joakim Lëv flet mbi ambiciet në “EURO 2012- të”, u thur elozhe bavarezëve, edhe pse e humbën finalen e Champions-it, si dhe konfirmon Klosen si pykë të sulmit kundër Zvicrës.
Lëv, keni kontaktuar me lojtarët e Bajernit? Mendoni se do jenë më të motivuar për kombëtaren?
U kam telefonuar të gjithëve. Shvajnshtaiger ka qenë disi më i tronditur, por më premtoi se do e justifikojë me ne dhe është gati të hedhë hapin më të rëndësishëm në karrierë. Të gjithë lojtarët e Bajernit ndihen të lumtur për përfaqësuesen. Jeta vazhdon dhe për mua Bajerni është “boshti” i Gjermanisë. Ata luajnë rol tepër të rëndësishëm në kombëtare dhe një pjesë e tyre janë protagonistët kryesorë te ne.
Në ç’konkluzione keni dalë në gjysmën e parapërgatitjeve?
Po punojmë me intensitet të lartë. Kemi hedhur hapa të rëndësishëm dhe në pjesën e mbetur presim të na vijnë bavarezët për t’i dhënë strukturën e duhur skuadrës. Tek Bajerni kemi lojtarët më me eksperiencë dhe nuk u nevojitet shumë kohë për t’u organizuar dhe integruar skemën tonë.
Ç’kuptim do ketë për ju miqësorja e së shtunës kundër Zvicrës?
Në këtë test do nxjerrim shumë konkluzione për dy javët që na kanë mbetur. Nga këtu do kuptojmë çfarë shkon dhe çfarë jo. Ende jemi në fazë përgatitore dhe nuk jemi në nivelet që kërkoj unë.
Do i aktivizoni të 19 lojtarët?
Planifikoni me Klosen në sulm? Të 19 do jenë në bord. Nëse Klose këto dy ditë më bind me formën e tij, atëherë detyrimisht ai do jetë kokë e sulmit. Po kthehet në normalitet dhe shanset flasin për të.
Por Mertesaker vjen nga një dëmtim. Mendoni se keni lojtarët e duhur në mbrojtje për të realizuar qëllimet?
Futbolli gjerman ka pësuar ngritje këtë sezon dhe ne do e suportojmë edhe në kombëtare. Barrikada jonë më e madhe është Spanja. Me repartin e mbrojtjes kemi punuar vrullshëm dhe kemi gjetur elementet e duhur. Mertesaker do jetë gati për “EURO 2012-ën”, por ne duhet të funksionojmë si skuadër. Nuk ka sukses pa bashkëpunim mes reparteve. Jam i bindur se do shënojmë më shumë sesa do pësojmë.
Humels sfidon Lahmin
Teksa kapitenët e Bajernit do mungojnë kundër Zvicrës, nuk është vendosur ende se cili do mbajë shiritin e kapitenit. Duke qenë se Podolski nuk e sheh veten si kapiten, mbrojtësi i Dortmundit Mats Humels nuk heziton të shpalosë ambiciet e tij. “Unë nuk dua vetëm të stërvitem, por të tregoj që kam ambicie më shumë se kaq. E shoh ndryshe të ardhmen, prandaj dua të luaj një rol të rëndësishëm në skuadër”,- deklaroi Humels.
Hut: Është momenti i Gjermanisë
Robert Hut, mbrojtësi gjerman i Stok Sitit, ka mbetur i zhgënjyer nga trajneri i Gjermanisë, Joakim Lëv, që nuk e nominoi në Evropian. Gjatë një interviste për “goal.de”, Hut parashikon katërshen e defensivës, si dhe mendon se është momenti i duhur që Gjermania të triumfojë. “Jam i zhgënjyer nga trajneri Lëv, por s’më mbetet gjë tjetër veç t’i uroj fitore. Është momenti i duhur që Lahm, Boateng, Badshtuber dhe Humels të ngrenë kupën”,- tha Hut.