Liverpuli, 50 milionë për Granit Xhakën
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Trajneri i Liverpulit, Jurgen Klop, po kërkon një mesfushor që të dirigjojë lojën e skuadrës së tij. Pas shumë alternativash, trajneri gjerman ka përzgjedhur mesfushorin Granit Xhaka, që aktivizohet me Mynshengladbahun në Bundesligën gjermane.
Për të marrë shërbimet e vëllait të Taulantit, ai ka bërë një ofertë të çmendur prej 50 milionë eurosh.
Në fakt, për shërbimet e shqiptaro-zviceranit kanë shfaqur interes edhe klube të tjera prestigjioze si Arsenali apo Njukasëlli. Me një ofertë të tillë, transferimi pritet të kryhet në verën e ardhshme. Mesfushori e ka pranuar që kampionati anglez është destinacion i mundshëm.