88 ditë pa shënuar, pritet snajperi
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Koniaspori do të luajë sot ndeshjen e parë të javës së 22-të kundër Sivasporit dhe Alban Meha pritet që ta nisë nga minuta e parë.
Mesfushori i Kombëtares ka shënuar katër gola dhe ka dhuruar pesë asiste deri tani me skuadrën turke. Ishte data 22 nëntor, kur "snajperi" shënoi dhe rezultoi deciziv për Koniasporin dhe që nga ajo ditë kanë kaluar 88 të tilla që ai nuk ka realizuar.
Kjo, edhe për shkak të periudhës së gjatë që iu desh të qëndronte jashtë fushave të lojës i dëmtuar. Mesfushori tashmë është plotësisht i gatshëm për skuadrën e tij, në mënyrë që të rigjejë golin dhe ta udhëheqë ekipin te fitorja