e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Lionel Mesi i magjishem, Barcelona drejt finales se Champions

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Lionel Mesi i magjishem, Barcelona drejt finales se Champions

Barcelona ka fituar 3-0 gjysëmfinalen e parë të Champions League përballë Bajern Mynih dhe tashmë është pothuajse në finale. Njeriu i ndeshjes ka qenë kush tjetër, veç Lionel Mesit. Argjentinasi ka dhuruar magji në fushën e lojës, duke bërë driblime fantastike, dhe më pas, duke shënuar dy gola dhe dhënë një asist për Neimar.

Me këtë ndeshje Barcelona hakmerret në një farë mënyre për turpërimin që pësoi dy vite më parë nga Bajerni. Për Bajernin tashmë është pothuajse e pamundur që të përmbysë rezultatin në ndeshjen që do të zhvillohet pas një jave./b.l