e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Andi Lila godet me koke shokun e ekipit te Parma, pas nje sherri ne stervitje

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Andi Lila godet me koke shokun e ekipit te Parma, pas nje sherri ne stervitje

Mediat italiane raportojnë për një zënkë mes Andi Lilës dhe shokut të tij të skuadrës, Xhiusepe Prestia në stërvitjen e paradites të së Merkurës. Sipas “Gazzetta Dello Sport”, futbollisti i kombëtares shqiptare dhe Prestia, 21-vjeçari që numëron vetëm një prezencë me Parmën në këtë sezon të Serisë A, janë përplasur në fund të ndeshjes brenda grupit, ndërsa pritej Golden Goal, për të vendosur anën fituese. Të dy futbollistët, gjithmonë duke ju referuar “Gazzetta-s” janë lëshuar njëkohësisht për një top që mund të ishte deçiziv, dhe Lila nuk është frenuar në ndërhyrjen e tij, çka ka sjellë ankesat e italianit.

Të dy më pas janë gjendur përballë njëri-tjetrit dhe sipas “Gazzeta Dello Sport” pas disa gjesteve kërcënuese mes tyre, Lilla e ka goditur me kokë Prestian, që ka reaguar, dhe në atë moment kanë ndërhyrë shokët e tjerë të skuadrës, duke evituar që gjakrat të nxehen akoma më tepër.

Andi Lila u transferuar te Parma janarin e kaluar dhe pavarësisht vështirësive që po kalon klubi në aspektin administrativ, ka rezultuar një ndër lojtarët e spikatur të skuadrës së Donadonit, ku është dalluar për grintën e tij në fushë, si dhe ka shënuar dy gola, një në barazimin ndaj Interit, pavarësishit rolit të tij si mesfushor i tërhequr.