Lëv: Anglia e meritoi fitoren, i zemëruar me goditjet standarde
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
J oakim Lëv pranon se Gjermania e tij e meri toi të humbiste ndaj Anglisë. Në fjalën e tij pas ndeshjes, ai tha se është i zemëruar që kampionët e botës vazhdojnë të shfaqin probleme në goditjet standarde të kundërshtarëve, të njëjtat që kanë nisur që në kualifikuese.
"Përpara ndeshjes u fol shumë për sigurinë, por fatmirësisht gjithçka shkoi mirë. Në përgjithësi mund të them se Anglia e meritoi fitoren. Edhe kur ne kryesonim 2-0 loja nuk kishte dinamizmin e duhur. Ne u lejuam shumë raste anglezëve.
Patëm probleme të mëdha të dilnim nga mbrojtja në mesfushë dhe luanim në sulm. Situatën e spostimit të skuadrës përpara nuk e zgjidhëm mirë", ishin fjalët e para të trajnerit të "pancerave", i cili vlerësoi rikthimin e Mario Gomezit me gol.
"Njerëzit e kanë parë muajt e fundit që Mario Gomez ka fituar vetëbesim. Ai ka shënuar 190 gola dhe me një përvojë të tillë është shumë i vlefshëm. Ai lëviz më shpejt dhe është më i lëvizshëm.
Ai ka nuhatjen e golit. Kur ishte në Itali, vuante dëmtimet e shpeshta, prandaj nuk kishte ritmin e tij të zakonshëm". Zëvendësimi i Humelsit në pjesën e dytë ndoshta nuk do ta kishte kapitulluar mbrojtjen gjermane në pjesën e dytë, por Jogi thotë se ai ishte i detyruar për ta nxjerrë kapitenin e Dortmundit:
"Kishte një kontraktim muskulor dhe unë nuk doja të rrezikoja, prandaj edhe e zëvendësova. Por kjo nuk ka të bëjë shumë me zëvendësimet. Gjatë golave ne nuk ishim në pozicion dyluftimi. Pastaj goli i Vardisë ishte shumë i vështirë për t'u shmangur. Qendërmbrojtësit nuk mund të akuzohen. Ne nuk e lejuam topin të qarkullonte.
Pastaj në sulm humbëm shumë topa dhe kur e bën në atë pozicion, fusha të bëhet më e madhe dhe ne lamë pas shumë hapësira. Në kualifikuese patëm shumë probleme në goditjet standarde dhe kjo është zemëruese", përfundoi Lëv, duke besuar se të martën në "Allianz Arena", ndaj Italisë, djemtë e tij nuk do t'i shfaqin këto simptoma.