Khedira: Një humbje idiote, por fitojmë në Francë
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
"Një humbje e panevojshme, një humbje idiote. Kaq e thjeshtë është". Me këto fjalë të ashpra e ka përshkruar disfatën e kampionëve të botës kapiteni Sami Khedira.
Mesfushori i Juventusit e justifikoi besimin e trajnerit Joakim Lëv, i cili i dorëzoi shiritin e kapitenit në mungesë të Bastian Shvajnshtaigerit.
"Këtë vit ne duam të fitojmë titullin në Francë. Deri kur shkuam 2-0 bëmë gjithçka mirë. Pastaj humbëm rendin në fushë dhe kur e bën përballë një kundërshtari të fortë si Anglia, atëherë vuan pasojat. 60 minutat e para i luajtëm mirë. Ndaj Italisë dhe në Europian duhet të luajmë si këto 60 minuta", shtoi ai.