Lesteri prek titullin, thellon diferencën me ndjeksit (VIDEO)
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Lester Siti është duke i shkuar deri në fund ëndrrës së tij. Skuadra e drejtuar nga Klaudio Ranieri është shumë pranë titullit kampion në Premier Ligë.
Ekipi anglez ka mundur sot minimalisht edhe Southamptonin në shtëpi duke e thelluar në 7 pikë diferencën me Totenhamin.
Vendasit kanë krijuar shumë raste gjatë ndeshjes, por kanë gjetur vetëm njëherë rrugën e rrjetës me mbrojtësin Morgan.
Vardy dhe Mahrez shpërdoruan disa mundësi të pastra pasi mund të kishin thelluar rezultatin. Tashmë kanë mbetur edhe 6 javë në Premier Ligën angleze, por çeshtja "titull" duket e mbyllur.