Kastrioti nis shkëputjen, pa mëshirë ndaj Adës
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Ada është shkatër ruar në fushën sportive "Reshit Rusi" në Shkodër nga Kastrioti me rezultatin 5-1. Një fitore e rëndësishme për krutanët që, duke përfituar edhe nga ndalesa e Besëlidhjes dhe Korabit, tashmë e shohin veten të shkëputur tri pikë nga lezhjanët dhe pesë nga dibranët. Një hap shumë i rëndësishëm i Kastriotit drejt elitës.
Nga ana tjetër, velipojakët mbeten në vendin e parafundit dhe shumë të rrezikuar për të rënë. Ndeshja Vendësit kanë vrullin dhe guximin e duhur në pjesën e parë dhe tregojnë një lojë të barabartë derisa ndëshkohen në minutën e 35-të.
Është Çutra ai që hap serinë e golave pas një gjuajtje perfekte nga jashtë zonës. Dhe katër minuta më pas, Hysa fiton një penallti pas një ndërhyrjeje të Pukës. Goditjen e merr përsipër Rraboshta që tregohet i saktë dhe shënon.
Në disavantazhin e dy golave velipojakët humbin shpresat ndaj një ekipi si Kastrioti që kryeson Kategorinë e Parë. Kur pritej që pjesa e parë të mbaronte 0-2, miqtë kanë kohë edhe për një gol tjetër. Kësaj here është sulmuesi Vilfor Hysa që realizon golin e tretë. Pjesa e dytë vlen më shumë për statistikë, pasi Kastrioti shënon edhe dy gola të tjerë kundrejt vetëm një të nderit të realizuar nga Ada.
Megjithatë, fraksioni i dytë nis me vendësit që ngushtojnë diferencën. Në minutën e 55-të është sulmuesi Puka që shënon duke shlyer në këtë mënyrë gabimin e pjesës së parë që shkaktoi penalltinë.
Ky gol i jep shpresë Adës se mund të rikthehet sërish në lojë për të pretenduar të paktën për një barazim. Por të besuarit e Kreshnik Krepit e kanë të vështirë, pasi miqtë e menaxhojnë mirë lojën.
Dhe në minutën e 78-të shuajnë çdo shpresë të Adës. Domgjoni finalizon saktë aksionin e krutanëve dhe realizon golin e katërt për të tijtë. Megjithatë, në fund shkodrani Rraboshta ka kohë edhe për një gol tjetër, duke shënuar të dytin personal dhe të pestin për ekipin e tij.
Në minutat e mbetura nuk ka më histori dhe Kastrioti siguron një 3- pikësh shumë të rëndë- sishëm në rrugën drejt Superiores. Tashmë që krutanët janë shkëputur në vendin e parë edhe nga dy ndjekësit, duket se do ta kenë edhe më të lehtë.
Sigurisht, asgjë nuk ka përfunduar pasi janë edhe shtatë takime deri në fund, por avantazhi i djeshëm i jep një lloj qetësie Kastriotit. E veçanta është se Ada u ndëshkua dje nga një shkodran si Rraboshta në fushë dhe trajneri Plori në stol. Jav- ën e ardhshme, Kastriotin e pret një "derbi" ndaj Ilirisë në fushën e vet, por duket se nuk do ta ketë aq të vështirë. Krutanët i kanë fituar të dyja sfidat e këtij sezoni ndaj fushë- krujasve.
ADA-KASTRIOTI 1-5
GOLAT: Puka 55'/ Çutra 35´, Rraboshta 39´(p), 86´, Hysa 44´, Domgjoni 78´ ADA: Marku, Kola, Hotaj, Hoti, Drabeja, Lari (Rahova 35´), Mesi, Pepa, Myftija (Vecaj 64´), Puka (Proda 80´), Doda. Trajner: K.Krepi
KASTRIOTI: Lamellari, Doku, Jakupi, Dosti, Domgjoni, Alikaj (Neziri 70´), Korreshi, Çutra, Hysa (Kozmaj 55´), Rraboshta, Malo (Djarmati 85´). Trajner: E.Plori
KARTONË TË VERDHË: Puka 38´, Mesi 63´, Dodaj 89'/ Dosti 60´, Malo 76´
GJYQTARË: O.Ferhataj, N.Rrapaj, Q.Sheraj