e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Legjendat kerkojne aktivizimin e Salihit

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Legjendat kerkojne aktivizimin e Salihit
Edhe pse Rapidi i Vjenës duket se po zhvillon një tjetër sezon të dështuar, trajneri Peter Shëtel vazhdon të shfaqet “kokëfortë” për sa i takon mosaktivizimit të Hamdi Salihit. Sulmuesi shqiptar ishte sërish zëvendësues në sfidën e barazuar 1-1 në shtëpi me Viener Neushtadt, por ndërkohë që tifozët heshtin, janë “veteranët” e klubit bardhëjeshil që kritikojnë zgjedhjet e drejtuesit të stolit. Një prej pakënaqësive lidhet pikërisht me zgjedhjen për të lënë vazhdimisht Salihin në stol, edhe pse ai është golashënuesi më i mirë i skuadrës. “Salihi duhet të luajë”, tha një ish-golashënues i Rapidit. Në fakt, të gjitha shifrat flasin në favor të sulmuesit të Kombëtares shqiptare: në aktivizimet e tij te vjenezët, Salihi ka shënuar në çdo 53 minuta lojë.