e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Lazio-Milan, ndeshje qe duhet fituar

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Lazio-Milan, ndeshje qe duhet fituar
Mbrëmja në Serinë A rezervon një sfidë emocionuese dhe spektakolare. Milani sfidon në Olimpiko Lacion e Petkoviç. Padyshim që vendasit janë favoritët në këtë ndeshje edhe pse përballë kanë Milanin. Kuqezinjtë po kalojnë një periudhë të errët dukë u renditur në vend të 11 me vetëm 7 pikë.

Lazio e ka nisur mjaft mirë këtë sezon dhe renditet në vend të tretë me 15 pikë, 4 pikë larg vendit të parë. Trajneri Lacial nuk e ka fshehur faktin se Lacio është skuadra që shihet si favorite dhe duhet ta fitojë ndeshjen.

“Duhet të japim 120% në fushën e lojës, duhet ta tregojmë aty që ne jëmi favoritë por do të jetë shumë ë vështirë. Milan kërkon me çdo kusht pikë dhe do të në vërë në vështirësi”- deklaroi Vladimir Petkoviç.

Nga ana tjetër trajneri Allegri tregon se nuk i ka munguar besimi i shoqërisë së Milanit por ajo çka i ka munguar janë rezultatet pozitive. I pyetur nëse Pato do të luaj që nga minuta e parë ai përgjigjet: “Është mirë, por ka nevojë për kohë kështu që mendoj të hedh nga minuta e parë Pacinin”

Ja formacionet e mundshme:

Lazio (4-5-1): Marchetti; Konko, Biava, Dias, Lulic ; Candreva, Gonzalez, Ledesma, Hernanes, Mauri; Klose

Milan (4-2-3-1): Amelia; De Sciglio, Bonera, Yepes, Antonini; De Jong, Montolivo; Emanuelson, Boateng, El Sharaaëy; Pazzini.