e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Iniesta pergenjeshtron mediat: Barca nuk ka pamje filmike te Pepes

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Iniesta pergenjeshtron mediat: Barca nuk ka pamje filmike te Pepes
Mesfushori i Barcelonës Andres Iniesta, ka përgënjeshtruar sot lajmet e disa mediave spanjolle, të cilat shkruanin se Braclona ka grumbulluar një sërë pamjesh filmike të El Clasicos gjatë vitit 2010-2011. Sipas tyre fokusi ka qenë tek mbrojtësi i Realit të Madridit, Pepe, pasi ai sipas pamjeve i godet katalanasit tek këmbët edhe kur ata nuk e kanë topin.

Por sipas Iniestës Barcelona nku ka grumbulluar asnjë filmim, dhe asnjë prej lojtarëve nuk ka parë asnjë pamje ku të jetë protagonist Pepe apo lojtarë të tjerë.

Pak kohë më parë Pepe deklaroi se lojtarët e Braçës teatrojnë në përballjen me Realin, ndërsa u mendua se flmimet ishin si kundërpërgjigje ndaj kësaj deklarate.

Sipas Iniestës portugezi është një mbrojtës i madh dhe ai nuk ka për ta ndryshuar këtë mendim edhe pse Pepe ka një mendim tjetër për të.