Lasku kerkon falje publike per dhunen
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Ajo që ndodhi në fushën e Laçit, në ndeshjen e djeshme mes vendasve dhe Kastriotit e mbyllur 1-1, por që u pasua nga një dhunë barbare ndaj gjyqtarit të FIFA-s, Lorenc Jemini nga ana e presidentit të skuadrës kurbinase, Pashk Lasku, dhe nga dhjetëra tifozë të tjerë, ka bërë jehonë në opinionin futbollistik shqiptar dhe protagonistët tashmë rrezikojnë dënime shembullore, ndërsa klubi mund të përjashtohet nga Kategoria Superiore. Por kur kanë kaluar vetëm 24 orë nga ajo ngjarje e shëmtuar, numri një i skuadrës kurbinase, Lasku, duket se është penduar.
Ai ka zgjedhur të kërkojë falje publike për incidentin. “Më vjen keq për gjithçka që ndodhi në fundin e ndeshjes në fushën tonë dhe e ndiej të nevojshme t’i kërkoj falje publike gjyqtarit Lorenc Jemini, Federatës Shqiptare të Futbollit, forcave të rendit dhe të gjithë opinionit sportiv. Shpresoj që ky incident të mos merret parasysh nga organet përkatëse në FSHF”, - ka deklaruar Lasku. Në orët e pasdites së djeshme kanë qarkulluar zëra për një largim të mundshëm të trajnerit Nevil Dede, por presidenti Lasku ka mohuar gjithçka me shprehjen: Nevili është në krye të detyrës”.