Armando Sadiku, oferta nga Serie A e Bundesliga
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Sulmuesi i ri shqiptar Armando Sadiku vazhdon të vëzhgohet nga disa skuadra evropiane. Të fundit që e dëshirojnë 21 vjeçarin elbasanas janë skuadra e Sienës në Itali si dhe ajo e Munchengladbach në Gjermani. Lajmi konfirmohet nga portali sportiv italian Calciomercato. Sadiku vazhdon të shkëlqeojë në ligën e dytë të Zvicrës tek skuadra e Locarnos, duke u shëndrruar në njërin prej golashënuesve më të mirë në ligë.