e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Largohet Albert Xhani, Partizani me pronare te rinj

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Largohet Albert Xhani, Partizani me pronare te rinj
Pas 13 viteve në krye të skuadrës së Partizanit, Albert Xhani dje i ka shkëputur zyrtarisht të gjitha lidhjet me ekipin e kuq. Njeriu, që deri përpara dy viteve ishte aksionari me 100% i një prej klubeve më të mëdhenj dhe me më shumë tifozë në vendin tonë, i mposhtur nga problemet financiare, vendosi t’i shiste edhe 60% të aseteve të tij te “demat”, pasi dy vite më parë ia kishte shitur 40% të aksioneve Paro Laçit.

Lulëzim Sallaku, një prej biznesmenëve të njohur në kryeqytet, është blerësi i këtyre aksioneve, duke u bërë kështu edhe president dhe administrator i shoqërisë tregtare “Partizani sh.a” dhe rrjedhimisht i skuadrës së futbollit. Gjithçka mes palëve është bërë nëpërmjet një marrëveshjeje xhentëlmenësh, e cila tashmë ka përfunduar.