Lance Armstrong pranoi se mori doping
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Lance Armstrong pranoi se ka përdorur ilaçe të ndaluara për të rritur performancën e vet sportive në një intervistë për median amerikane. Vitin e kaluar, agjencia kundër dopingut në sport e SHBA-së USADA e akuzoi atë për “mënyrën më të sofistikuar, profesionale dhe të suksesshme të përdorimit të dopingut” që sporti ka parë ndonjëherë, raporton BBC.
Armstrong, 41 vjeç, deri më sot publikisht ka këmbëngulur se është i pafajshëm. Betsy Andreu, bashkëshortja e Frankie Andreu ish ortakut në skuadrën e Armstrong, qe e para që e akuzoi publikisht Armstrong për doping. Çiklisti u bë një legjendë për shumë vite duke fituar shtatë tituj të Turit të Francës, por u detyrua të dorëzojë çmimet pasi u zbulua përdorimi i drogave të ndaluara prej tij. Ai është ndaluar për të gjithë jetën nga garat sportive dhe disa analistë mendojnë se pranimi i fajit është hapi i parë për të kërkuar një reduktim të mundshëm të këtij dënimi. Ai besohet se mund të kthehet në akuzues të shokëve të tij për të përfituar ulje dënimi.
Për Armstrong, pranimi i fajit ngre edhe rreziqe juridike, pasi mund të akuzohet për dëshmi të rreme në gjykatë. Në vitin 2005, ai pati dëshmuar në një gjykatë duke deklaruar se nuk ka marrë kurrë substanca të ndaluara.
Gazeta britanike Sunday Times, e cila u detyrua të paguajë 1.6 milionë dollarë dëmshpërblim pasi u akuzua për shpifje nga Armstrong, ka filluar sakaq procedurat për të rikuperuar shumën e paguar dhe kosto të tjera. Një kompani sigurimesh nga Teksasi e ka denoncuar Armstrong gjithashtu për 11 milionë dollarë sigurime.