e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Laçi, tani kërkohet siguria matematikore për mbijetesën

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Laçi, tani kërkohet siguria matematikore për mbijetesën

Fitorja ndaj Skënderbeut në Kupë ka kthyer besimin te tifozët e Laçit. laci partizaniEdhe pse përballë pati një kundërshtar të vështirë, falë ambicieve për të ecur përpara në këtë kompeticion, ekipi mori një rezultat të favorshëm që mund t'i çojë në finale.

Trajneri Eugent Zeka u shpreh i kënaqur pas takimit, teksa evidentoi faktin që të tijtë zbatuan me përpikëri udhëzimet e dhëna. Por deri në të 70-ën, pasi pikërisht në atë minutë lojtari Daran Vuthi mori të kuq për ndërhyrje të ashpër.

"Gjyqtari mund ta kursente kartonin e kuq për një futbollist që në prekjen e parë të topit. E dominuam ndeshjen dhe me atë që dhamë e po jepnim në fushë meritonim një tjetër gol. Gjithsesi, jam i kënaqur me lojën dhe rezultatin e lojtarëve të mi në këtë takim", tha ndër të tjera kreu i stolit të kurbinasve. Ndërkaq, dje Laçi është lënë pushim. Ngarkesa që grupi ka pasur në dhjetë ditët e fundit ka bërë që teknikët të mendojnë t'u japin pak "frymëmarrje" lojtarëve, pasi që sot sërish ata duhet të zbarkojnë në fushë për të përgatitur takimin e transfertës me Tiranën.

Tetë javë nga fundi i këtij edicioni, kurbinasit gjenden në një pozicion të qetë në kampionat. Mirëpo, zhvillimet e ardhshme mund të rezultojnë kërcënuese për Laçin, që ende nuk kanë marrë pikët matematikore që i mbajnë në Superiore. Megjithatë, tek ata askush nuk ka iluzionin më të vogël se mund të luftojnë për mbijetesë.

Përgatiti: Isuf Myrtaj