e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Laçi ia del edhe me 10 lojtarë, mposht Skënderbeun (VIDEO)

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Laçi ia del edhe me 10 lojtarë, mposht Skënderbeun (VIDEO)


Laçi-Skënderbeu 1-0
Golat: Cetkoviç 49´

Laçi: Selmani, Ademir, Buljan, Çela, Sefgjinaj, Veliaj, Mustafa, Gocaj, Cetkoviç, Nimani, Mitraj
Skënderbeu: Shehi, Abazi, Arapi, Osmani, Lulaj, Eskuerdinja, Dema, Nafiu, Progni, Renatinjo, Orue Gjyqtarë: Bardhyl Pashaj, Nertil Bregasi, Ergin Doda, Orlando Kuka

Ka përfunduar gjysmëfinalja e parë e Kupës së Shqipërisë mes Laçit dhe Skënderbeut. Vendasit luajnë 20 minutat e fundit të takimit me një lojtar më pak dhe arrijnë të ruajnë rezultatin pozitiv 1-0. Kurbinasit zhvillojnë një ndeshje të mirë, tregohen agresivë dhe kërkues në lojën e tyre ku ja dalin dhe të finalizojnë me sukes.

Pas disa tentativave në fraksionin e parë, Cetkoviç më në fund ja del të depërtojë në zonën e Shehit duke i dhënë avantazhin skuadrës në pjesën e dytë të takimit.

Goli i malazezit mbetet dhe vulosësi i kësaj përballjeje. Skuadra e Zekës fiton sfidën e parë të gjysmëfinales 1-0, ndërkohë që gjithçka do të vendoset në stadiumin e Korçës për finalisten e parë.

Untitled-3Pjesa e dytë- Laçi e nis mjaft mirë fraksionin e dytë. Ndërton kundërsulme të shpejta dhe shënon golin e fitores me anë të Cetkoviç. Malazezi bën një paraqitje pozitive me fanellën e kurbinasve ku tenton dhe në minutat në vazhdim të surprizojë Shehin por pa rezultat. Si për të mos mjaftuar disavantazhi skuadra e Josës nuk krijon aspak rrezik në zonën e Selmanit. Korçarët kanë shansin të shfrytëzojnë disavantazhin numerik të laçjanëve që luajnë me 10 lojtarë, pas daljes me të kuq të Vuthajt.

Futbollisti gëzon vetëm një minutë në fushën e blertë, pasi faulli i shkaktur e detyron të "braktisë" skuadrën. 20 minutat e mbetura të takimit kampionët rimarrin qarkullimin e topit, provojnë të gjejnë hapësira në gjysmëfushën e vendasve për të gjetur rrjetën e barazimit por nuk ja dalin përballë mbrojtjes së bardhezinjëve. Djemtë e Zekës arrijnë të menaxhojnë siç duhet lojën dhe pse me një lojtar më pak, ruajnë rezultatin dhe e mbyllin takimin me fitore.

Pjesa e parë- 30 minutat e para të takimit janë të vakëta, raste të pakëta dhe të pa rrezikshme. Skënderbeu luan më mirë këto minuta dhe tenton të gjejë hapësirë në gjysmëfushën e vendasve.

Mirëpo 15 minutat e mbetura të fraksionit parë flasin për kurbinasit.Të cilët krijojnë aksione të shpejta, kundërsulmojnë dhe gjuajnë në portë disa herë, por që përballë Shehit janë të pafat. Garidiani i korçarëve studion mirë lëvizjet e kundërshtarëve dhe pret mrekullisht çdo goditje tyren.

Minutat

Mbyllet takimi
92´
Goditje dënimi për Skënderbeun. E ekzekuton Arapi, por pa rezultat.
90´
Akordohen 3 minuta shtesë.
89´
Rashica ndëshkohet me karton të verdhë.
88´
Goditje dënimi për Laçin. E ekzekuton Soza, por topi kalon vijën fundore.
86´
Zëvendësimi i fundit te Korçarët. Del Renatinjo, futet Xhejms. Tifozët e duartrokasin.
83´
Zëvendësimi i tretë tek Laçi del Gocaj, futet Zefi.
82´
Dhe pse me një lojtar më pak Laçi menaxhon mirë minutat dhe arrin të kundërsulmojë.
80´
Zëvendësim te Laçi, del Cetkoviç futet Albi Dosti.
76´
Zëvendësim te Skënderbeu, Josa aktivizon Orelesin.
75´
Pas daljes me të kuq të Vuthajt, Skëndërbeu shfrytëzon dhe merr kontrollin e lojës, duke qarkulluar dhe tenton të barazojë shifrat.
71´
Lojtari i sapo futur në lojë. Vuthaj bën ndërhyrje të ashpër ndaj Eskerdinjes, me taka në krahëror. Gjyqtari e ndëshkon me karton të kuq. Vëtm një minutë në lojë dhe lë skuadrën me 10 lojtarë.
69´
Çetkoviç provon nga distanca, por gjuajtje e lehtë për Shehin i cili pret qetësisht.
68´
Zëvendësim te Laçi, del Mitraj futet Vuthaj.
66´
Vendasit qarkullojnë topin, luajnë qetë dhe shfrytëzojnë çdo hapësirë për të realizuar golin e dytë.
62´
Çetkoviç tenton i vetëm pranë zonës, provon të depërtoje brenda por ndalet nga mbrojtja mike.
57´
Dema provon nga distanca me të majten e tij por pret Selmani.
56´
Kundërsulm i shpejtë i Laçit nga e majta por del portieri Shehi dhe kontrollon topin.
53´
Përsëri vendasit tentojnë por topi përfundon jashtë kuadratit.
49´
GOOL! Malazezi Cetkoviç më në fund pas disa tentativave ja del të realizojë. Sulmuesi gjuan i vetëm nga jashtë zone por topi devijohet nga njëri prej lojtarëve të Skënderbeu, ku Shehi nuk mund të bëjë asgjë dhe topi përfudnon në rrjetë.
47´ Laçi e nis mirë dhe fraksionin e dytë, tenton të marrë avantazhin, provon me Çetkoviç por pa rezultat.
Starton pjesa e dytë
Mbyllet pjesa e parë 0-0
45´
Laçi po zhvillon minuta të mira, krijon aksione të shpejta goli por përballë Shehit del i humbur, pasi portieri i korçarëve ka pritur çdo gjuajtje të vendasve.
42´
Provon edhe Mitraj por jashtë kuadratit.
41´
Laçi shënon gol me anë të Olsi Gocajt, por gjyqtari akordon pozicion jashtë loje.
37´
Minuta të mira për kurbinasit të cilët kundërsulmojnë por nuk arrijnë të finalzojnë.
35´
Çetkoviç kroson për Çelën brenda në zonë, i cili provon me kokë por pret përsëri Shehi.
34´
Aksion i Laçit. Nimani pason për Çetkoviç i cili pason për Veliaj në zonë, i cili godet fuqishëm drejt portës por pret mrekullisht Shehi.
32´
Veliaj provon nga distanca por pa rezultat.
30´
Skënderbeu tenton me Renatinjën dhe Prognin në të djathtë, me aksione të shpejta por mbyllin mirë vendasit.
27´
Goditje këndi për Skënderben. E ekzekuton Nafiu, topi përfundon në zonë por largon Çetkoviç.
25´
Ka nerva dhe tension mes lojtarëve, pritet ekzekutimi i goditjes këndit.
22´
Goditje këndi për Laçin. E ekzekuton Çetkoviç por grushton Shehi. Provon Veliaj me të majten largon Arapi.
20´
Shkakton faull ndaj Orue, Çela ndëshkohet me karton të verdhë.
19´
Dema ndëshkohet me karton të verdhë.
16´
Loja përqëndrohet në mesfushë. Vendasit tentojnë të kundërsulmojnë por mbyllin mirë miqtë.
14´
Nimani shkakton faull ndaj Prognit. Goditje dënimi për Skënderbeun, e gjuam mesfushori tropojan, topi përfudnon drejt në duart e portieri të vendasve.
09´
Bardhyl Pashaj ndalon lojën për një faull në mesfushë. Ka pak nervozizëm, qetësohet gjendja loja nis normalisht.
05´
Laçi nis një aksion nga krahu i majtë, krosohet në zonë, por pret Shehi.
02´ Rivënie anësore për Laçin, Mustafa kroson për Nimanin i cili gjuan drejt portës, por topi i tij përfundon në duart e portierit të Skënderbeut.
01´ Topin e parë e nis skuadra e Skënderbeut.
Starton takimi mes Laçit dhe Skënderbeut