e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Gafa e trajnerit/ Konte, çfarë bën? Mendo për Kombëtaren e jo Çelsin

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Gafa e trajnerit/ Konte, çfarë bën? Mendo për Kombëtaren e jo Çelsin

Pas vizitës surprizë që Antonio Konte bëri në qëndrën sportive të ekipit të Çelsit, kritika të shumta janë bërë në drejtim të trajnerit.

170416718-dd1b5272-7f62-4207-a7ba-fc66d8122d2fMediat italiane e kanë quajtur një gafë vizitën e Kontes në Angli, paçka se ai ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me blutë e Abramoviçit për sezoin e ardhshëm.

E përditshmja italiane 'Corriere dello Sport' e ka quajtur një gafë veprimin e trajnerit, duke i kërkuar atij që të merret me kombëtaren italiane, aq sa kohë është trajner i saj.

"Nëse hapësirat e kombëtares i rrinë shumë ngushtë, lerë më parë. Në 'Stamford Bridge' ka vend të mjaftueshëm për t'u parkuar",-shkruan gazeta italiane.